Llapi – Prishtina përfundon pa fitues

Llapi dhe Prishtina i kanë ndarë pikët, pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ahmed Januzi i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 25’ pas një asistimi të bukur nga mesfushori Meriton Korenica.

Vendasit e barazuan rezultatin me një supergol nga Mentor Zhdrella nga gjuajtja e lirë në minutën e 52’.

Pas këtij barazimi Prishtina mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, katër pikë më pak se Drita që pozicionohet në vendin e parë.

Kurse Llapi në vendin e gjashtë me 38 pikë.

Në xhiron e ardhshme Prishtina luan si vendas ndaj Feronikelit.

Kurse Llapi do të përballet me Gjilanin.

 

Prishtina po e mposht Llapin në Podujevë