Lajme të mira për Manchester United para sfidës kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve

Manchester United ka njoftuar se i janë rikthyer në skuadër katër futbollistët e lënduar dhe se ata janë të gatshëm për ndeshjen kundër Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Raphael Varane, Edinson Cavani, Luke Shaw dhe Jesse Lingard janë rikthyer në stërvitje.

Lajmi është bëri i ditur nga faqja zyrtare e klubit anglez.

Cavani është rikuperuar nga një dëmtim dhe Shaw i cili ka munguar në katër ndeshjet e fundit për shkak të tronditjes, është përfshirë edhe në seancën e mëngjesit të së martës.

Jesse Lingard humbi fitoren ndaj Crystal Palace të dielën për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, por është sërish në dispozicion pas stërvitjes me shokët e skuadrës.