Ky është ‘’Ylli i Javës’’ në Superligën e Kosovës në Futboll

Futbollisti i Ballkanit të Suharekës, Theophilus Solom është zgjedhur ‘’Ylli i Javës’’ së 13-të në Superligën e Kosovës në Futboll. Ky çmim ndahet në bashkëpunim midis FFK-së dhe BKT-së.

Sulmuesi Nigerian ishte vendimtar në fitoren që Ballkani e arriti në derbin kundër Dritës me rezultat 2:0.

Ai në përballje kundër Dritës arriti që të shënonte dy gola dhe më këtë fitore Ballkani është rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Solomon deri më tash ka zhvilluar tre ndeshje me Ballkanin dhe ka arritur që të shënojë dy herë.

Ai u transferua nga Al Qadisiya i Kuvaitit në drejtim të Ballkanit këtë sezon.