Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Është publikuar orari i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ndeshjet do të zhvillohen në Qershor dhe Shtator të vitit të ardhshëm.

Kosova do të nis edicionin e tretë të Ligës së Kombeve si mysafire e Qipros ose Estonisë.

Ndërsa në ndeshjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta pres Kombëtaren e Greqisë.

Po ashtu gjatë qershorit Dardanët do të luajnë edhe dy ndeshje, njëra ndeshje zhvillohet më 9 qershor kundër Irlandës Veriore, ndërsa tre ditë më vonë udhëton në Greqi për t`u përballur kundër pikërisht skuadrës së luan ndeshjen e dytë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Ndërsa në Shtator Kosova do të zhvillojë dy ndeshje.

Fituesi  i Grupit C2 do të promovohet në Ligën B për edicionin e ardhëm të Ligës së Kombeve.