Kosova U15 triumfon në “Uefa Development Tournament” në Shqipëri

Kombëtarja U15 e ka mbyllur në mënyrë triumfuese garën “UEFA Development Tournament”, që u mbajt në Kamëz të Shqipërisë, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij turneu “Dardanët” e rinj kanë shënuar fitore në duel me Shqipërinë, me rezultat 1:0.

Golin e fitores për Kosovën e shënoi Elton Krasniqi.

Kësisoj, Kosova e mbylli turneun me 9 pikë, me 12 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Pozita e dytë i takoi Shqipërisë me 4 pikë, vendi i tretë Estonisë më 3 pikë dhe Taxhakistani mbeti i fundit me 2 pikë. N

ë ndeshjen e parë Kosova e mundi Taxhikistanin 8:0, derisa në ndeshjen e dytë e mposhti Estoninë, 3:0.