Kosova U15 në basketboll, pjesëmarrëse në turneun e YDF-së në Maqedoninë Veriore

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll në grupmoshat U15, në të dy konkurrencat, meshkujve dhe femrave, do të marrë pjesë në turneun e YDF-së në Maqedoninë Veriore.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

“Kosova U15 në të dyja konkurrencat do të jetë pjesëmarrëse në turneun e YDF-së që organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore. Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Maqedonia Veriore, Turqia, Bullgaria dhe Rumania”, thuhet në njoftim e federatës.

Sipas njoftimit ky turne pritet të mbahet prej datës 3 deri me 6 mars.

Në hapje të turneut Kosova do të përballet me Bullgarinë. Nga ora 19:00 ndeshet në konkurrencën e femrave dhe nga ora 21:00 në konkurrencën e meshkujve.

Ditën e premte, Dardanët do të sfidohet nga Rumania. Nga ora 19:00 takohen vajzat, kurse nga ora 21:00 djemtë.

Ndërsa të shtunën Kosova do të takohet me Turqinë. Nga ora 19:00 do të ndeshen vajzat U15, kurse nga ora 21:00 do të ndeshen djemtë U15.

Dita e diel është e fundit për këtë turne, Kosova do të takohet me Maqedoninë Veriore. Vajzat e kanë takimin nga ora 15:00, kurse djemtë nga ora 17:00.