Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Greqisë (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes ndaj Greqisë, që luhet të dielën nga ora 20:45.

“Dardanët”, sot e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Për futbollistët që kanë luajtur me Moldavinë në Itali, sot ka qenë stërvitja e parë dhe e fundit para ndeshjes ndaj Greqisë. Kurse, gjatë ditës së djeshme Challandes ka mbajtur stërvitje në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, me futbollistët që nuk janë paraqit në ndeshjen ndaj Moldavisë.

Kosovë – Moldavi, luhet në kuadër të Ligës C, në Grupin 3, në Ligën e Kombeve.

KALLXO.com, sjellë fotografi nga stërvitja e Kosovës.