KOK-u nënshkruan kontrata me 24 bursistë “Shpresa Olimpike 2021” dhe dy bursistë olimpikë “Tokio 2020”

Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka nënshkruar kontratat me 24 bursist të rinj “Shpresa Olimpike 2021”, të cilët do të marrin bursa nga KOK-u dhe dy bursistë olimpikë për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Presidenti Krasniqi theksoi se përkrahja e sportistëve të federatave të ndryshme po bëhet pas  vendimit të marrë  në muajin shkurt nga Bordi i kaluar Ekzekutiv i KOK-ut, derisa theksoi se bursat do të ngritën edhe më shumë si për bursistët olimpikë, ashtu edhe për bursistët “Shpresa Olimpike.

“Ky është qëllimi ynë, të punojmë dhe të përkrahim sa më shumë sportistët, në mënyrë që ata të kenë vullnetin për të punuar dhe për të sjellë sa më shumë suksese”, deklaroi Krasniqi.