Karate, Fortesa Orana lufton të dielën për medalje të bronztë në Kampionatin Europian

Karateistja kosovare, Fortesa Orana do të luftojë të dielën për medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Orana ka fituar katër luftëra në kategorinë mbi 68 kilogramë, të dielën do të luftojë për medaljen e bronztë.

Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytën mundi Simona Simovskan e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në raundin e tretë triumfoi ndaj Nancy Garcia të Francës.

Në çerekfinale fitoi ndaj Titta Keinanen të Finlandës.

Orana humbi mundësinë të mbetet në garë për medalje të artë, pasi në gjysmëfinale humbi nga bullgarja, Aleksanddra Stubleva.

Karate, Herolind Nishevci mposhtet në rundin e tretë nga serbi Biteviq (kallxo.com)