Gjilani triumfon ndaj Ulpianës në Lipjan

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1-2 ndaj Ulpianës në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 24-të me Egzon Qerimin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Ulpianën.

Në pjesën e dytë skuadra e Gjilanit u këndell.

Albert Dabiqaj i barazoi shifrat në minutën e 64-të.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Gerhard Progni në minutën e 86-të nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e parë me 25 pikë.

Kurse Ulpiana mbetet në vendin e shtatë me 16 pikë.