Feronikeli fiton ndaj Llapit me golat e Mevlan Zekës

Feronikeli e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Mevlan Zeka ishte heroi i Niklit në këtë ndeshje me dy golat e tij.

Nikli kaloi në epërsi në minutën e 7’ me Mevlan Zekën në minutën e 7’.

Rezultatin e barazoi Ersil ymeri pas asistimit të Arbnor Ramadanit në minutën e 19’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Behar Maliqi shkaktoi penalltinë në minutën e 80’ pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Albert Dabiqajt.

Mevlan Zeka e konkretizoi në gol penalltinë e fituar nga Dabiqaj në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli pozicionohet në vendin e pestë me 43 pikë.

Kurse Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 37 pikë.

Ballkani mposht Trepçën ’89