Feronikeli e shënon fitoren e parë në sezonin pranveror (Foto)

Pas një barazimi me Ferizajn dhe humbjes nga Llapi, Feronikeli e ka gjetur rrugën e fitores duke e mposhtur Trepçën ’89, me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës.

Për Niklin u lehtësuan punët në minutën e 26’, me përjashtimin e futbollistit të Trepçës ’89, Lassine Traore me karton të kuq, pas një ndërhyrje ndaj Besmir Bojkut.

Mendurim Hoti i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 50’.

Për rezultatin 2-0, shënoi Mevlan Zeka në minutën e 90+2’.

Albert Dabiqaj shënoi në minutën e 90+4’ për rezultatin përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli mbetet në vendin e pestë me 31 pikë.

Kurse Trepça ’89 në vendin e shtatë me 26 pikë.