Presidenti i Feronikelit: Do t’i dënoj ekipën për humbjen nga Ferizaj

Feronikeli sot humbi në shtëpi të vet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga Ferizaj me rezultat 1-2.

Kjo humbje në kuadër të xhiros së 27-të në Superligë i ka kushtuar Niklit, pasi Prishtina e Llapi kanë fituar.

Aktualisht Feronikeli pozicionohet në vendin e parë me 62 pikë, aq sa Prishtina.

E për humbjen e Feronikelit, ka komentuar në faqen zyrtare të klubit Naser Ramaj, presidenti i këtij klubi, duke shkruar se do t’i dënoj të gjithë klubin përfshirë lojtarët, stafin udhëheqës.

Ky është komenti i presidentit të Feronikelit:

‘Kjo qe ka ndodh sot ashte e pafalshme do te denohen e gjithe ekipa , poashtu edhe stafi udhheqes . Eshte nje marre teper e madhe sa nuk mund ta pershkruaj”

Presidenti i Feronikelit “kërcënon” lojtarët me dënim pas humbjes nga Ferizaj