Ballkani mposht Feronikelin dhe ngjitet në vendin e dytë

Ballkani ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Feronikelit duke e mposhtur me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori ofensivë, Blendi Baftiu në minutën e 33’ pas gabimit të mbrojtësit Ilir Berisha.

Pas kësaj fitoreje Ballkani ngjitet në vendin e dytë me 62 pikë.

Kurse Feronikeli mbetet në vendin e pestë me 44 pikë.

Në xhiron e ardhshme Ballkani e pret në shtëpi Prishtinën.