FOTO- ‘Dardanët’ të gatshëm për ndeshjen ndaj Spanjës

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Spanjë – Kosovë, që luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Kosova do  të luajë me formacionin 3-4-1-2.

Challandes në këtë ndeshje ka bërë vetëm një ndryshim, qendërmbrojtësi Dresheviq është futur në formacion, kurse është larguar Arbër Zeneli.

KALLXO.com sjellë fotogaleri nga nxehja e lojtarëve të Kosovës para ndeshjes ndaj Spanjës.

Spanjë – Kosovë, do të luhet nga ora 20:45.