Kurti motivon lojtarët e Kosovës para ndeshjes ndaj Spanjës: Na bëni krenarë dhe kthehuni fitimtarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një mesazh motivues për lojtarët e Kombëtares së Kosovës, para ndeshjes ndaj Spanjës, që luhet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë.

Kurti ka një mesazh të veçantë për lojtarët e Kosovës duke shkruar se nuk duhet të shpërqendrohen nga asgjë në këtë ndeshje.

“Dy shtete, Kosova dhe Spanja, po luajnë në kualifikimet për Kampionatin Botëror sonte dhe unë jam i ngazëllyer për skuadrën tonë që e përfaqëson Republikën e Kosovës. Mos lini asgjë që t’ju shpërqendrojë, na bëni krenarë dhe kthehuni fitimtarë”, ka shkruar Kurti.

Spanjë – Kosovë, luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.