Kosova mposhtet nga Spanja
Kosova ka pësuar humbje me rezultat 3-1, ndaj Spanjës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.
Spanja e nisi ndeshjen më mirë duke rrezikuar në minutën e 8’ me mbrojtësin krahut Jordi Alba, goditjen e të cilit e priti Samir Ujkani.
Vendasit rrezikuan përsëri në minutën e 22’ me Alvaro Moratën, por edhe kësaj radhe u tregua i vëmendshëm Samir Ujkani duke e pritur goditjen e tij.
Spanja kaloi në epërsi në minutën e 34’ me një gol të bukur nga sulmuesi Dani Olmo.
Për 2-0, shënoi Feran Torres në minutën e 36’.
Morata kishte mundësi që ta trefishonte epërsinë në minutën e 39’, por Ujkani e priti goditjen e tij.
Pjesën e dytë e nisën furishëm spanjollët duke rrezikuar me Moratën në minutën e 46’, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja e Kosovës.
Feran Torres kishte super mundësi në minutën e 51’, por përsëri Samir Ujkani e ndali goditjen e tij.
Milot Rashica u largua nga loja në minutën e 55’, në vendin e tij u inkuadrua Lirim Kastrati.
Në minutën e 57’ u inkuadrua në lojë Arbër Zeneli në vend të Benjamin Kolollit.
Kosova rastë të mirë për gol kishte në minutën e 61’ me Lirim Kastratin.
Ujkani u tregua i vëmendshëm edhe në minutën e 63’ duke pritur goditjen e fortë nga Feran Torres.
Kosova e ngushtoi epërsinë me një supergol të Besar Halimit që shënoi nga gjysma e fushës, pas gabimit të portierit të Spanjës.
Spanja e riktheu epërsinë prej dy golave me Gerard Morenon në minutën e 75’ që shënoi për 3-1.
Idriz Voca u inkuadrua në vend të Besar Halimit në minutën e 83’.
Lirim Kastrati kishte mundësi që të shënonte golin e dytë për Kosovën në minutën e 88’ pas një pasimi të bukur nga Arbër Zeneli.
Deri në fund të takimit nuk pati raste për gol nga asnjëra ekip.
Pas kësaj fitoreje Spanja pozicionohet në vendin e parë me shtatë pikë.
Kurse, Kosova në vendin e fundit me zero pikë.