Nuk do të përmendet emri Kosovë në transmetim e ndeshjes me Spanjën nga televizioni publik spanjoll

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Spanjën, në Sevilla në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022” më kuadër të Grupit B.

Spanjë – Kosovë, do të transmetohet direkt në kanalin “LA 1”, të televizionit publik të Spanjës.

Gazeta spanjolle “Marca”, ka raportuar se gjatë transmetimit të ndeshjes, komentatorët e kanë të ndaluar ta përdorin emrin Kosova për shkak se shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Dueli mund të ndiqet në ‘La 1’ dhe është një sprovë për komentatorët pasi ata nuk do të jenë në gjendje t’i referohen rivalit me emër: Kosova. Shpjegimi i kësaj është se shteti i Spanjës nuk e njeh Kosovën si shtet”, ka shkruar “Marca”.

Marca ka shkruar se televizioni publik i Spanjës është dashur t’i bëjë disa modifikime në mënyrë që gjatë ndeshjes t’i referohet emrit të Kosovës si Federata e Futbollit të Kosovës.