FFK zgjodhi futbollistin e vitit 2019

Vedat Muriqi është futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2019.

Kjo është bërë në një ceremoni të organizuar nga Federata e Futbollit.

Paditën e sotme është mbajtur manifestimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, “Laureatët 2019”.

Në këtë manifestim, mori pjesë edhe kryesministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ka folur për sukseset e Kombëtares së Kosovës në futboll.

“Vitin e kaluar na keni bërë krenar, duke mos pësuar asnjë humbje në Ligën e Kombeve, këtë vit me rezultatet në kualifikime e gjithë Kosova mburret me ju. Ajo që ka rëndësi është se ju e keni bashkuar të gjithë Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është shprehur i lumtur që tani kombetarja e Kosovës ndeshjet mund t’i zhvillojë në vendin e tyre.

“Ka qenë një vit jashtëzakonisht i susksesshëm sidomos për kombëtaren tonë në futboll. është fat i mirë se të gjitha ato fitore kanë ndodhur në vendin tonë, pasi që ekipi tani ka stadiumin në vendin e tyre”, u shpreh Gashi.

Në këtë ceremoni u shpërndanë mirënjohje për 22 kategori për kontribut të veçant në sport.

Mirënjohje nga FFK u nda për Ministrinë e Kulturës, Policinë e Kosovës, Shtëpinë e Futbollit Evropian, Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani, Unionin e Klubeve SHqiptare në Zvicër e shumë të tjerë.