Ferizaj e mposht me lehtësi Llapin në shtëpi të vet (Foto)

Ferizaj e ka shkaktuar befasinë e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Llapin, me rezultat 4-2, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi me Përparim Livorekën në minutën e 4’.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Zgjim Mustafa në minutën e 32’.

Llapi e ngushtoi epërsinë në minutën e 42’ me Mentor Zhdrellën nga penalltia.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-1, për Ferizajn.

Në pjesën e dytë përsëri Ferizaj e nisi furishëm, pasi në minutën e 46’ Bunjamin Asani shënoi për 3-1.

Ferizaj nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 68’ e shënoi golin e katërt me Adenis Shalan.

Epërsinë e ngushtoi Behar Maliqi, në minutën e 83’ për rezultatin përfundimtar 4-2.

Pas kësaj humbje Llapi mbetet me 17 pikë.

Ndërsa Ferizaj me nëntë pikë.