Trepça ’89 e ndal Feronikelin në “Riza Lushta” (FOTO)

Trepça ’89 ka arritur ta ndalë Feronikelin, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat të barabartë 1-1, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 44’ me Gëzim Rusin.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Trepçës ’89.

Feronikeli barazimin e arriti në minutën e 77’ me Mendurim Hotin.

Pas këtij barazimi Feronikeli zbret në vendin e katërt me 16 pikë.

Ndërsa Trepça ’89 mbetet në vendin e shtatë me 10 pikë.