Arbëria – Prishtina përfundon pa fitues

Arbëria dhe Prishtina ka përfunduar me barazim 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë në Superligën e Kosovës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit në minutën e 13’ me një eurogol të Dior Zabërgjës.

Prishtina e barazoi rezultatin në minutën e 35’ me Otto Johnin pas asistimit të Mankendas.

Pjesa e dytë në tërësi i takoi mysafirëve të cilët kërkuan golin e fitores, por nuk arritën ta gjejnë duke shpërdoruar shumë raste me Otto Johnin.

Të dy skuadrat pas dy ndeshjeve grumbullojnë nga katër pikë, me nga një fitore dhe një barazim.