Ja si duket tabela e Superligës pas xhiros së 19-të

Ballkani është rikthyer përsëri në krye të tabelës pas fitores së lehtë ndaj Ferizajt.

Suhakrekasit pozicionohen në vendin e parë me 40 pikë, tri pikë më shumë se Drita e Prishtina, që pozicionohen në vendin e dytë dhe të tretë.

Në vendin e katërt pozicionohet Gjilani me 35 pikë, pas fitores ndaj Flamurtarit.

Kurse Feronikeli me Llapin, i ndajnë pozitën pesë dhe gjashtë me 28 pikë.

Trepça ’89 pas fitores ndaj Dukagjinit, grumbullon 26 pikë duke u pozicionuar në vendin e shtatë.

Drenica në vendin e tetë me 24 pikë.

Në zonën që i dërgon në Ligën e Parë, janë Flamurtari me 22 pikë në vendin e nëntë.

Ferizaj në vendin e 10-të me 19 pikë.

Kurse Ferizaj në vendin e 11-të me 15 pikë.

E dorëzuar në vendin e fundit me vetëm 9 pikë është Dukagjini.