Foto: KF Drenica/Facebook

Drenica fiton ndaj Besës së Pejës në Skenderaj

Drenica e ka shënuar fitoren e parë ndaj Besës së Pejës, me rezultat 2-1, ndeshje e cila u luajtë në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Besa e nisi më mirë lojën duke kaluar në epërsi në minutën e 34’ me Matheus De Paulën pas gabimit të mbrojtjes së Drenicës.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 44’ me Hysen Tahirin.

Golin e fitores e shënoi Qemail Elshani në minutën e 60’ pas një pasimi të bukur të Almedin Muratit.

Pas dy ndeshjeve Drenica grumbullon tri pikë me një humbje dhe një fitore.

Kurse Besa, zero pikë me dy humbje nga dy ndeshjet e para.