Ermal Krasniqi shpallet për të dytën herë ‘’Ylli i javës’’

Futbollisti në formë, Ermal Krasniqi që bartë fanellën e Ballkanit në Superligen e Kosovës në Futboll, është zgjedhur ‘’Ylli i javës’’ për këtë xhiro.

Ai në fitoren që Ballkani e arriti kundër Prishtinës, shënoni një gol dhe dhuroi një asisist.

‘’Për sulmuesin e Ballkanit, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme, kjo është hera e dytë që shpallet “Ylli i javës” në këtë edicion, pasi këtë çmim e kishte fituar edhe në xhiron e dytë’’, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Krasniqi këtë edicion ka zhvilluar katër ndeshje për Ballkanin dhe ka arritur të shënoj gjashtë gola.

Ballkani gjendet në pozitën e parë në tabelë me 21 pikë të grumbulluara pas 11-të xhirove të zhvilluara.