Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dukagjini – Llapi shkon në vazhdime

90 minutëshi i rregullt mes Dukagjinit dhe Llapit, ka përfunduar me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për finalen e Kupës së Kosovës.

Ndeshja do të shkoj dy herë nga 15 minuta në vazhdime, nëse përcaktuesi nuk vazhdime, atëherë ndeshja shkon në penallti.

45 minutëshi i parë u karakterizuar me shumë ndërprerje për shkak të ndërhyrjeve të palejuara nga të dy skuadrat.

Rastet më të mira për gol në pjesën e parë i pati skuadra e Llapit.

Llapi kishte mundësi të mirë në minutën e 33’ me Edon Sadriun, por goditjen e tij e priti portieri Altik Muhaxheri.

Labinot Osmani pati rast të mirë për gol në minutë ne 68’, por portieri i Llapit u tregua i kujdesshëm.

Valmir Veliu i Llapit goditi rrezikshëm në minutën e 70’, por edhe kësaj radhe portieri Altik Muhaxhiri u tregua i vëmendshëm.

Deri në fund të takimit nuk pati raste të mira për gol.

Rastin më të mirë për gol e pati Ahmed Januzi në minutën e 39’ i cili goditi jashtë portës.

Skuadra e cila do ta fitojë Kupën e Kosovës do të marrë pjesë në garat Europiane, në Europa Conference League, pra jo në Ligën e Europës.

Kjo pasi UEFA ka krijuar një garë të re si UEFA Europa Conference League, ku do të luajnë fituesit e Kupës dhe vendet e dyta të kampionatit nga 26 vende.Kampionatet që janë në ranglistën nga pozita e 29-të deri në atë 55, do të jenë pjesë e kësaj gare, ku bëjnë pjesë edhe klubet e Kosovës.