Malisheva fiton me lehtësi ndaj Ulpianës

Malisheva e ka mposhtur Ulpianën në shtëpi me rezultat 1-3, në kuadër të xhiros së dytë në Superligë.

Kjo është fitorja  e parë e Malishevës në Superligën e Kosovës në histori të këtij klubi.

Hasan Hyseni i Malishëvës shënoi për 0-1 në minutën e 35’ për t’i kaluar mysafirët në avantazh.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, për mysafirët.

Malisheva e nisi furishëm ndeshjen duke e dyfishuar epërsinë në minutën e 56’ me Stullqakun.

Për 0-3 shënoi Hasan Hyseni një minutë më vonë.

Punët u lehtësuan për skuadrën mysafire në minutën e 62’ pasi Silvestre Shkalla i Ulpianës u ndëshkua me karton të kuq.

Vendasit e ngushtuan epërsinë në fundin e takimit.

Pas kësaj fitoreje Malisheva i grumbullon katër pikë.

Kurse, Ulpiana mbetet me një pikë.

Në xhiron e radhës Malisheva e pret në shtëpi Dritën.

Ndërsa, Ulpiana udhëton drejt Ballkanit.