Drenica e mposht Llapin në ‘Zahir Pajaziti’

Drenica e ka befasuar Llapin duke e mposhtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me rezultat 2-0.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutën e 28’ me Alban Shillovën.

Shillova shënoi përsëri në minutën e 42’ duke goditur me kokë, gol i cili u kundërshtua nga Llapi, pasi insistonin se topi nuk e kishte kaluar vijën fatale.

Llapi pas golave të pranuar u fokusua tërësisht në fazën e sulmit, por portieri i mysafirëve Arion Ymeri ishte në formë.

Vendasit fituan penallti në minutën e 85’ pas prekjes së topit me dorë nga Përparim Osmani.

Sulmuesi veteran, Labinot Osmani humbi penalltinë duke gjuajtur mbi portë.

Pas kësaj fitoreje Drenica pozicionohet në vendin e shtatë me 34.

Kurse Llapi pozicionohet në vendin e gjashtë me 37 pikë.