Boksieri nga Shqipëria kalon në finalen e boksit në Beograd

Flamuri i Shqipërisë mund të ngritët në Beograd, në rast se boksieri Alban Beqiri do të arrijë të mposht në finalen njërin nga fituesit e ndeshjes Bekford apo Shiuan.

Alban Beqiri boksieri që përfaqëson kombëtaren e Shqipërisë në boks ka arritur që të triumfojë dhe të kaloj në finale të Kampionatit Botëror të Boksit që po mbahet në Beograd.

Në finalen e 31 tetorit, Alban Beqiri do të pres fituesin e duelit midis Bekford nga Panamaa dhe Shiuan nga Traipei.

Pos Beqirit një tjetër boksier shqiptar që ka përfaqësuar Shqipërinë është eliminuar më herët pas disfatës nga ana e anglezit Uilliams.

Në këtë kampionat ishte pritë të marrin pjesë edhe boksierët nga Kosova, por që ata nuk u lejuan të hyjnë në Serbi.

Policia kufitare serbe ia kishte ndaluar hyrjen boksierëve kosovarë për dy ditë rresht.

Në lidhje me këtë ndalesë kanë reaguar të gjithë krerët shtetëror të Kosovës.

Boksierët e Kosovës nuk u lejuan as sot të hyjnë në Serbi