Boks, Donjeta Sadiku fiton ndaj rumunes Borzei Dana

Janë mbyllur sfidat e sotme për boksierët kosovarë në Kampionatin Ballkanik të Boksit që po mbahet në Turqi.

Në kategorinë deri në 64 kilogramë, boksieria kosovare Donjeta Sadiku u përball në gjysmëfinale me rumunen Borzei Dana dhe nuk lejoi befasi që nga rundi i parë e sidomos në dy rundet e fundit ishte në nivelin e duhur si një kampione e Evropës dhe nënkampione e botës dhe triumfoi me rezultat unanim 5:0.

Në 52 kilogramë Bashkim Bajoku edhe pse ishte meçi i parë në arenën ndërkombëtare luftoi kundër boksierit vendor, turkut Batuhan Ciftci, edhe pse pësoi humbje që nga rundi i parë Bajoku filloi furishëm dhe pa respektuar kundërshtarin me shumë përvojë. Gjatë tre rundeve tregoi një teknikë të përsosur dhe tregoi se është një e ardhme e boksit kosovar.

Edhe pse humbi ai e siguroi medaljen e bronztë. Në 63 kilogramë Shpejtim Bajoku luftoi në çerekfinale kundër boksierit bullgar Vensan Kirkorov.

Bajoku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve 5:0, duke e siguruar medaljen e bronztë dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.