Basketboll: Ylli triumfon ndaj Bashkimit

KB Ylli ka fituar ndaj KB Bashkimit me rezultat 91-77, në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët e fituan çerekun e parë me rezultat 25-12.

Bashkimi u këndell në çerekun e dytë duke e fituar me rezultat 21-31, për të shkuar në pushim me rezultat 46-43, për suharekasit.

Çereku i tretë ishte më i barabartë, të cilën e fituan vendasit me rezultat 22-19, rezultati në semafor pas 30 minuta tregonte shifrat 68-62.

10 minutëshi i fundit i takoi vendasve të cilët e mbyllen me rezutlat 91-77.

Te Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 22 pikë, 5 kërcime dhe 13 asistime, Samir Zekiqi me 20 pikë e 6 kërcime dhe Cody John me 19 pikë.

Kurse te Bashkimi më të dalluarit ishin Shaq Carter me 16 pikë e 12 kërcime, Musab Mala me 17 pikë, 8 kërcime e 8 asistime dhe Sean Hoehn me 17 pikë.