Basketboll, Kosova U20 pëson debakël nga Hungaria

Kombëtarja e Kosovës U20 në kategorinë e djemve ka pësuar humbje me rezultat të thellë 46-92nga Hungaria më kuadër të FIBA European Challangers.

Hungaria ishte më e mirë në këtë ndeshje, duke fituar çerekun e parë 11:26 dhe atë të dytë 10:23, duke shkuar në pushim me rezultat 21:49.

10 minutëshi i tretë ishte i baraspeshuar 12:13, kurse në atë të fundit thelluan edhe më shumë epërsinë për të fituar në fund 46:92.

Te Kosova, më i dalluari ishte Shëndrit Llapi me dhjetë pikë e tetë kërcime, ndërsa te Hungaria, u shquan Adam Krasovec e Vincent Laszlo Valerio-Bodon me nga 16 pikë të shënuara për kokë.

Bjellorusia dhe Hungaria kanë nga dy fitore, ndërsa Kosova dhe Sllovakia nga dy humbje. Dardanët do të përballen me sllovakët të enjten nga ora 18:00.