Basketboll: Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 86-97, ndaj Vëllaznimit në kuadër të xhiros së 10-të në Superligen e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën mirë ndeshjen pasi e fituan çerekun e parë me rezultat 18-20.

Çereku i dytë u mbyll me rezultat të barabartë 27-27, po ashtu edhe periudha e tretë u mbyll me rezultat 25-25.

10 minutat e fundit ishin vendimtarë, prizrenasit fituan me rezultat 16-25, për të triumfuar në fund me rezultat 86-97.

Christopher Hortman ishte më i dalluari te Vëllaznimi me 35 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Bashkimi më të dalluarit ishin Musab Mala me 29 pikë e shtatë asistime, Shazville Carter me 20 pikë e 14 kërcime, Sean Hoehn me 21 pikë e 12 asistime dhe Julian Hamati me 24 pikë e 10 kërcime.

Vëllaznimi ka tri fitore dhe shtatë humbje, kurse Bashkimi pesë fitore dhe pesë humbje.