Bashkimi mposht Feronikelin dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Bashkimi e ka mundur Feronikelin me rezultat 90:76 (29:16, 20:23, 27:14, 14:23), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të “Oso Termosistem Final 8”.

Bashkimi e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat bindës 29:16. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku Nikli nuk lejoi prizrenasit të shkëputeshin në rezultat, duke e përfunduar këtë pjesë 20:23, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 49:39.

Prizrenasit ishin edhe më bindës në periodën e tretë, që e fituan 27:14, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 76:53, gjithnjë për Bashkimin. Nikli hyri fuqishëm në 10 minutat e fundit, duke zvogëluar epërsinë në 78:70, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Bashkimi triumfoi në fund 90:76.

Stvie Clark ishte më i miri te Bashkimi me 31 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Feronikeli Dayon Griffin kishte 18 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Bashkimi në gjysmëfinale do të luajë ndaj fituesit të duelit Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli.