Ballkani vazhdon me fitore, mposht Arbërinë

Ballkani ka shënuar  fitore me rezultat 2-1, ndaj Arbërisë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës.

Blendi Baftiu e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0, në minutën e 8’.

Për 2-0, shënoi Mirlind Daku në minutën e 35’.

Kreshnik Bahtiri i mysafirëve e ngushtoi epërsinë në minutën e 40’.

Pas kësaj fitoreje Ballkani mbetet në vendin e parë me 35 pikë.

Kurse, Arbëria në vendin e shtatë me 17 pikë.