Ballkani po barazon me Arbërinë

Ballkani dhe Arbëria e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kreshnik Bahtiri shënoi për 0-1, në minutën e 7’ duke e kaluar Arbërinë në epërsi.

Ballkani e barazoi rezultatin në minutën e 44’ me një gol të bukur nga Arbër Shala.

Te Ballkani gjatë pjesës së parë Arbër Hoxha u inkuadrua në vend të Mevlan Zekës i cili u largua nga loja me barela pas një lëndimi që e pësoi.

Rezultati i ndeshjes Drenica – Lllapi është 1-1.