Ballkani shënon fitore dramatike ndaj Ulpianës

Ballkani ka shënuar fitore të vështirë ndaj Ulpianës me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Mbrojtësi i krahut Armend Thaqi e kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 5’.

Për 2-0, shënoi përsëri Armend Thaqi në minutën e 53’.

Ulpiana e ngushtoi epërsinë në minutën e 72’ me Trimnor Selimin.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 90+3’ me Ardi Shalën.

Golin e fitores për suharekasit e shënoi Rrustem Hoxha në minutën e 90+10’.

Pas kësaj fitore, Ballkani pozicionohet në vendin e parë me shtatë pikë.

Kurse, Ulpiana në vendin e parafundit me vetëm një pikë.