Ballkani mposht Feronikelin për t’u ngjitur në vendin e parë

Ballkani ka shënuar fitore minimale ndaj Feronikelit me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës.

Goli i tre pikëshit u shënua nga Mirlind Daku në minutën e 82’ pas asistimit të Ermal Krasniqit.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 44 pikë, po aq pikë sa ka Drita në vendin e dytë.

Kurse, Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë me 24 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Ballkani do të udhëtoj për t’u përballur me Gjilanin.

Ndërkaq, Feronikeli do të luajë ndaj Drenicës.