Ballkani e mbyll pjesën e parë me epërsi të dyfishtë ndaj Feronikelit

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, që po luhet në kuadër të xhiros së dytë në Superligë, me rezultat 2-0.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar për 1-0, me Mirlind Dakun në minutën e 5’.

Sulmuesi nga Gjilani, po tregon se është në formë të lartë duke shënuar për 2-0, në minutën e 24’.

Në pjesën e parë u dhanë 10 minuta shtesë nga gjyqtari i ndeshjes Selim Isufi.

Në ndeshjen tjetër pjesa e parë është mbyllur pa gola në ndeshjen Llapi – Gjilani