Ballkani po e mposht Feronikelin në Drenas

Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0, ndaj Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Feronikeli – Ballkani, po luhet në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Golin e vetëm në këtë 45 minutëshi e shënoi sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku në minutën e 26’ me kokë pas asistimit të Arbër Hoxhës.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0, në Suharekë.

Në ndeshjen tjetër Drenica – Prishtina, kryeqytetasit janë duke fituar me rezultat 2-0, me golat e Endrit Krasniqit dhe Leonit Abazit.