Ndonëse fitoi, Ballkani ankohet për golin e Feronikelit (FOTO)

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-2, ndaj Feronikelit, në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Ballkani ishte duke udhëhequr me rezultat 3-0, deri në minutën e 84’ duke u ndjerë në komoditet, por dy golat e shpejtë nga sulmuesi brazilian Marclei në minutat 84’ dhe 88’ e bën të zjarttë fundin e ndeshjes.

Skuadra e Ballkanit edhe pse ka fituar, është ankuar se goli i parë i Feronikelit i realizuar nga Marclei ishte shënuar nga pozita jashtë loje.

“Gabim pas gabimi me referët tanë , nuk e kanë ndërmend te ndalen. Goli parë i Feronikeli-t offside. Zot na ruaj nga njerëzit me qëllime te këqija”, ka shkruar Ballkani në faqen zyrtare në Facebook.