Ballkani mposht Feronikelin, Mirlind Daku shënon hat-trick

Ballkani ka shënuar fitore të vështirë ndaj Feronikelit me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së dytë në Superligë.

Ndeshjen e nisin furishëm suharekasit dukë shënuar për 1-0, në minutën e 5’ me Mirlind Dakun i cili shënoi me kokë.

Daku në minutën e 24’ e dyfishoi epërsinë e vendasve.

Në minutën e 64’ për 3-0, shënoi Mirlind Daku duke e kompletuar hat-trickun e tij të dytë në këtë sezon nga gjashtë ndeshje.

Feronikeli kishte mundësi që ta ngushtonte epërsinë nga penalltia në minutën e 73’, por goditjen e mesfushorit Ablert Dabiqaj e priti Kenan Haxhihamza.

Nikli e ngushtoi epërsinë me sulmuesin brazilian Marclei në minutën e 84’,

Golin e dytë mysafirët e realizuan në minutën e 88’, duke e bërë fundin e ndeshjes më interesant.

Pas dy xhirove, Ballkani shënon dy fitore, duke grumbulluar gjashtë pikë,

Kurse Feronikeli një humbje dhe një fitore nga dy xhiro,