Ballkani në finale të Kupës së Kosovës

Ballkani është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pas barazimit 1-1, ndaj Feronikelit, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 1-1, suharekasit kualifikohen në finale falë golit mysafir.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e sulmuesit Mirlind Daku në minutën e 27’ i cili shënoi me kokë pas asistimit të Arbër Hoxhës.

Nikli e barazoi rezultatin në minutën e 65’ me Harmonin pas një asistimi të bukur nga Mevlan Zeka.

Ballkani në finale të Kupës së Kosovës do të përballet me Prishtinën që e ka eliminuar Drenicën.

Ismet Munishi e kualifikon Ballkanin në finale të Kupës së Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

Ballkani po e mposht Feronikelin në Drenas