Ballkani mposht Dukagjinin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ballkani ka triumfuar si mysafir ndaj Dukagjnit me rezultat 2-0, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Skuadra suharekase e udhëhequr nga Ismet Munishi ësshtë kualfikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 47’ me Blendi Baftiun.

Epërsinë e Ballkanit e dyfishoi Artur Magani në minutën e 57’.

Kujtojmë se në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, kanë kauar skuadra si Drenica dhe Prishtina, kurse në mesjavë luhet ndeshja Liria – Feronikeli.