Ardian Nuhiu flet pas fitores ndaj Drenicës

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur pas fitores së thellë me rezultat 4-1, ndaj Drenicës.

Nuhiu ka thënë se futbollistët e tij treguan karakter në këtë ndeshjes, pas humbjes në xhiron e kaluar.

“Futbollistët treguan karakter, pasi që u rikthyen pas disfatës se xhiros se kaluar. Konkretizuam disa nga mundësitë e shumta qe kishim, por I kuptoj futbollistet qe pas rezultatit atë ndjejnë një vetëkënaqësi, megjithëse kjo gjë nuk guxon të na ndodh”, ka thënë Nuhiu për “Art Sport”.

Ai ka thënë se e mbyllën mirë Drenicën në këtë ndeshje duke mos i lënë mundësi shënimi.

“Kufizuam kundërshtarin në mundësi shënimi, dhe krijuam shumë raste. Më gëzon fakti se futbollistët u përgjigjen detyrave dhe merita është e tyre”, deklaroj Ardian Nuhiu.