Nuhiu i kënaqur me fitoren ndaj Dukagjinit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur pas fitores me rezultat 4-0 ndaj Dukagjinit.

Nuhiu ka deklaruar se futbollistët e tij treguan karakter në këtë ndeshje pas humbjes në xhiron e kaluar në derbi nga Gjilani.

“Ishte e rëndësishme të kthehemi. Djemtë treguan karakter. Rruga vazhdon. Kemi edhe pengesa gjatë rrugës. Më gëzon fakti se si fituam. Të fitojmë kaq thellë kundër Dukagjinit nuk është e lehtë. Përveç që më gëzon fakti për fitore, më gëzon që nuk e lejuam kundërshtarin të na rrezikoj. Ishte fitore e merituar. Çdo futbollist që kemi është i rëndësishëm për ekipin. Arbnori ka pasur lëndim dhe tani e kemi një armë shtesë. Por, të gjithë janë të rëndësishëm për ekipin. Vazhdojmë kështu”, tha Nuhiu.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e tretë me 28 pikë.

Në xhiron e ardhshme Ardian Nuhiun e pret punë e vështirë pasi takohet me Prishtinën në kryeqytet.

Akuzat e Dallkut në drejtim të gjyqtarëve: VAR-i për dikë nënë, për dikë njerkë