Ardian Nuhiu merr përgjegjësinë për humbjen nga Gjilani

Drita e humbi derbin e qytetit me rezultat 0-2 nga Gjilani.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se skuadra e tij nuk ishte mjaftueshëm e rrezikshme për ta fituar këtë ndehshje.

“Një pjesë e parë e ekuilibruar, shumë e kujdesshme. Ishim pak më mirë por jo mjaftueshëm për ta rrezikuar kundërshtarin. Në pjesën e dytë në momentin më të mirë tonin nuk arritëm t’i shfrytëzonim rastet. Pastaj erdhi aftësia individuale e Prognit që hapi ndeshjen”, ka thënë Nuhiu.

Nuhiu ka thënë se ai e merr përgjegjësinë për humbjen e sotme.

“Nuk diskutohet, ishim me një lojtar më pak në fushë dhe me këtë rrezikuam më shumë. Më pas erdhi kundërsulmi dhe u realizua goli i dytë. Për këtë ndeshje si trajner unë marrë përgjegjësitë pasi lojtarët u angazhuan maksimalisht”, ka shtuar Nuhiu.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e pestë me 9 pikë.

Kurse, Drita mbetet në vendin e tretë me 11 pikë.