Nuhiu: Kishim nevojë për fitore

Pas dy humbjeve dhe dy barazimeve, Drita e ka gjetur rrugën e fitoreve duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 0-2 në kuadër të xhiros së 10-të në Superligë.

Trajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu, ka deklaruar se presioni ishte i lartë te skuadra e tij.

Ai ka shtuar se kishin nevojë për këtë fitore.

“Në pjesën e parë ishin në presion. Ka qenë presion i lartë. U mundova t’i motivojë lojtarët që të çlirohemi dhe do të vijmë te goli. Kishim nevojë për fitore. Në pjesën e dytë shënuam dy herë dhe erdhi qetësia. I përgëzojë lojtarët për paraqitjen e mirë. Kemi pasur nevojë për një fitore. Kemi bërë ndeshje të mira, por jo edhe rezultate. Se sa po luan Drita mirë, por tregon se nuk po rrezikohemi shumë nga kundërshtari”, tha Nuhiu

Pas kësaj fitoreje Drita ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë.

Në xhiron e radhës luan si mysafire ndaj Llapit.