Ardian Nuhiu flet pas fitores ndaj Drenicës

Drita ka triumfuar me rezultat 0-3, ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.

Pas kësaj fitoreje Drita e ruan pozitën e parë me 39 pikë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka deklaruar pas ndeshjes së skuadra e tij ka luajtur një lojë të mirë duke e bllokuar kundërshtarin në pikët më të forta.

“Meqenëse orari është shume i ngjeshur, në këtë takim kemi luajtur një lojë të mira, teksa kemi bllokuar edhe kundërshtarin në pikët më të forta. I përgëzoj futbollistët për ndeshjen e mirë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”,  ka thënë Ardian Nuhiu për “Art Sport”.

Në xhiron e ardhshme, Drita e pret në shtëpi skuadrën e Arbërisë.

Drita mposht Drenicën në Skenederaj