Arbnor Morina flet pas fitores ndaj Drenicës

Arbëria ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Drenicës me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës.

Arbnor Morina, ka deklaruar pas ndeshjes se luajtën mirë dhe fati ishte me ta në këtë ndeshje.

“Ndeshjen nuk e nisëm mirë dhe rrjedhimisht patëm një pjesë të parë jo të mirë. Në pjesën e dytë të lojës ndryshuam konceptin dhe mënyrën e lojës, me ç’rast erdhëm dhe deri te goli. Ndoshta edhe fati ishte në anën tonë, por këta djem e kanë merituar të kenë pak fat, pasi që nga ndeshja e parë gjithmonë kanë shfaqur më të mirën e tyre”, deklaroi Arbnor Morina.

Morina është shprehur i emocionuar pas ndeshjes duke e kujtuar ish-futbollistin dhe trajnerin Shefqet Sinanin i cili vdiq më 4 dhjetor.

“Jam i emocionuar sepse tashmë nuk ka se kush më thërret pas ndeshjes për të më pyetur se si shkoi ndeshja”, përfundoi i emocionuar deklaratën e tij Morina.

Pas kësaj fitoreje Arbëria ngjitet në vendin e gjashtë me 20 pikë.